Site icon Telegrafi

Tubim masiv në Taslixhe: Përkrahje e madhe për Shpend Ahmetin

Sonte në Taslixhe, para qindra qytetarëve të kësaj lagjeje,Kryetari Shpend Ahmeti tha se në mandatin e parë jemi angazhuar për ta stabilizuar gjendjen në Komunë, për ta ndalur krimin dhe korrupsionin, dhe për ta kthyer Komunën tek qytetarët.

“VETËVENDOSJE! ka tjetër qasje për Komunën dhe Republikën, për dallim nga subjektet tjera. Me shërbimin tonë ndaj qytetarëve për këto katër vite, e kemi bërë qytetarin pronar të Komunës. Tash ka rend dhe rregull, e trajtim të barabartë për të gjithë. Tash na mbetet që përmes 100 Zotimeve që i kemi ndarë në 10 fusha, ta zhvillojmë tutje qytetin tonë. Investimet në secilën lagje do të bazohen në prioritetet që na i keni caktuar vetë ju banorët e lagjes”, theksoi Ahmeti.

Banorët e Taslixhes me përkrahjen e madhe që po i japin VETËVENDOSJE!-s, do të jenë një prej faktorëve kryesor për fitoren e madhe të Lëvizjes në zgjedhjet e 22 tetorit.

Exit mobile version