Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njoftoi se një numër i madh i anëtarëve dhe simpatizantëve të AAK-së të Deçanit me rrethinë kanë marrë pjesë në një tubim publik të organizuar nga AAK-ja, kjo me qëllim të mobilizimit të qytetarëve për protestën e 14 majit.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sqaruar motivet dhe arsyet për protestën e 14 Majit, duke thënë se kundërshtimi qytetar është i pa alternativë, kjo për shkak të gjendjes së rëndë të krijuar në Kosovë, si pasojë e trendëve negative në qeverisje dhe marrëveshjeve antikushtetuese.
Haradinaj theksoi se protesta do të jetë paqësore dhe pjesëmarrës të saj do të jenë qytetarë të të gjitha përcaktimeve shoqërore, politike e kulturore. /Telegrafi/