Telegrafi

Tubi nga xhami që i bën të shurdhrit të shohin muzikën (Video)

Disenjatori dhe DJ Dimitri Hadjichristou e ka krijuar një platformë, që e transformon zërin në vibrime vizuale, për ata që janë të paaftë të dëgjojnë.

Disenjatori i pajisjes së quajtur Vi, është e bazuar në konceptin simatik – studimi i mënyrës se si ritmet e muzikës krijojnë valë të dukshme, transmeton Telegrafi..

Siç shihet në video, pajisja shfrytëzon “tabelën me rezonancë”, për të bërë dridhjet, që si pasojë kanë hedhjet e sferave.

Varësisht nga niveli i tingullit, sfera lëvizë më lartë apo poshtë, duke i mundësuarit të shurdhrit, që të shoh se çfarë niveli është tingulli. /Telegrafi/