Site icon Telegrafi

Tubi i kanalizimit ishte bllokuar nga prezervativët, policia zbuloi se po ushtrohej prostitucion

Pas njoftimit se një tub kanalizimi pranë një salloni masazhesh ishte bllokuar nga prezervativët, autoritetet policore të Teksasit kishin ardhur në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar pronarët e dyshuar se po ushtronin prostitucion.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një agjent të patundshmërive kishte marrë një hapësirë për masazh, tek e cila kishte raportuar se tubi i kanalizimit ishte bllokuar.

Pas operacionit policor bëhet e ditur se në banesën e tyre policia ka zbuluar më shumë se 60.000 dollarë në para të gatshme, dhe aktakuza ngarkon ata me krimin e organizuar me qëllim të promovimit të prostitucionit dhe pastrimit të parave. /Telegrafi/

Exit mobile version