Site icon Telegrafi

Tuberkuloza shënon rënie në Maqedoni nga viti në vit

Sipas statistikave më të reja, në vitin 2015 janë hasur 284 raste me sëmundjen e tuberkulozës, që është për një më pak se vitin paraprak, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Numri i vdekjeve në vitin e kaluar arriti në 18, ngjashëm si viti 2014. Përqindja e turbekulozës te fëmijët është ulur në 14 raste, në krahasim me vitin 2014, kur u diagnostifikuan 19 raste.

Rastet me tuberkulozë janë të moshave të ndryshme, nga nxënësit e shkollave fillore e deri te studentët, kurse rastet me këtë sëmundje, nga viti në vit shënojnë rënie, po ashtu edhe vdekshmëria.

Drejtoresha e Institutit për Tuberkulozë, Biljana Ilievska-Poposka, thotë se që nga viti 2002, në Maqedoni bie numri i të sëmurëve nga tuberkuloza./Telegra

Exit mobile version