Site icon Telegrafi

Tuba Buyukustun në çaste intime me të dashurin (Foto)

Tuba Buyukustun është një ndër aktoret turke më të pëlqyera të publikut shqiptar.

Ajo i dha kohë më parë i dha fund martesës gjashtëvjeçare me bashkëshortin, Onur Saylak.

Pas kësaj, aktorja që njihet me rolin e ‘Seyanit’ në serialian “Cesur ve Guzel”, është përfol për një numër të caktuar të lidhjeve dhe romancave të shkurta.

Megjithatë, asgjë nuk ishte dokumentuar deri në ditët e sotme, kur u publikuan disa imazhe të reja të aktores me një mashkull.

Tuba u fotografua teka shkëmbente puthje me biznesmenin Umut Evirgen, me të cilin flitet se shumë shpejt edhe do të martohet.

Çifti nuk ka pasur as shqetësimin më të vogël nga njerëzit që i shikonin, por kanë shijuar këtë moment deri në fund.

Fansat e aktores, pas publikimit të fotove, kanë reaguar edhe në rrjetet sociale, dhe duket se nuk e kanë pritur mirë këtë shfaqje të pazakontë të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version