Menjëherë pas fluturimit nga aeroporti i Takoma në shtetin e Uashingtonit i ka dështuar motori, e kur ka rënë, aeroplani së pari është ndeshur në rrethojë, është rrotulluar dhe është përplasur “butë” me tualetet publike të deponuara afër firmës të cila i prodhon ato.
Zëdhënësi i policisë së qarkut i ka thënë gazetës “News Tribune” se aeroplani kishte qenë në rreth 45 metra lartësi, kur i ka dështuar motori. "Piloti ka tentuar të kthehet në pistë dhe të aterroi, por kjo nuk i ka shkuar fort për dore", ka shtuar ai.