Telegrafi

Tualetet portative që u ngritën në ajër nga erërat e fuqishme, zbrazën jashtëqitje mbi pushuesit e parkut (Video)

Pushimet familjare në një park të Kolorados së Shteteve të Bashkuara, u kthyen në makth për të pranishmit, pasi filloi një erë e fuqishme.

Ata përpiqeshin t’i mbronin fëmijët me trupat e tyre, pasi shumë gjëra nisën të fluturonin nëpër ajër dhe të rrëzonin gjithçka që ishte në afërsi, transmeton Telegrafi.

Sikur kjo të mos mjaftonte, në ajër u ngritën edhe dy tualete portative, që zbrazën jashtëqitje mbi të pranishmit.

Megjithëse u shkaktuan dëme materiale, nuk raportohet për asnjë të lënduar. /Telegrafi/