Reperi nga Ferizaj, 2 Ton, ka publikuar këngën e re ritmike të titulluar “TT”.
I njëjti vjen në bashkëpunim me Tikën – repere kjo e re e estradës shqiptare, projekti i të cilëve vjen i shoqëruar edhe me klip.
Tekstin e kanë shkruar vet reperët, kurse për ‘beatin’ këtë herë është kujdesur NEGO.
Ndërkaq, videoklipin e tyre e ka xhiruar produksioni nga Prizreni, XL FILMS.
Artistët në këtë projekt flasin për para e makina të shtrenjta, duke mos munguar pjesa interesante e reperes së re, e cila siç shihet premton shumë në tregun tonë.
Kënga e tyre tashmë është në kanalin zyrtar, YouTube, dhe me t’u publikuar mori reagime të shumta pozitive nga fansat e të dyve. /Telegrafi/