Site icon Telegrafi

Tsiprasi të martën për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras të martën më 2 prill, do të jetë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Kjo do të jetë vizita e parë e nivelit të lartë të një kryeministri grek që nga pavarësia e Maqedonisë së veriut në vitin 1991, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Delegacioni që Tsiprasi e udhëheq do të pritet në aeroportin e Shkupit, më pastaj do të ketë pritje solemne para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryeministrat Zaev dhe Tsipras së pari do të bisedojnë tet-a-tet, e më pastaj është paraparë mbledhje të përbashkët të dy qeverive. Gjithashtu është paraparë edhe konferencë e përbashkët për shtyp.

Tsipras do të takohet me kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi ndërsa me të do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit të biznesit./Telegrafi/

Exit mobile version