Telegrafi

Tsipras: Zgjidhja me Maqedoninë e Veriut përforcon dinamikën e stabilitetit dhe zhvillimit në rajon

Siç raportojnë nga AIM, kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras në fjalimin e tij në forumin në Pekin tha se “zgjidhja e kontestit me Maqedoninë e Veriut përforcon dinamikën e stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit”.

“Zgjodhëm kontest 30 vjeçar me fqinjin tonë verior, me Maqedoninë e Veriut dhe kjo përforcon dinamikën e stabilitetit dhe zhvillimit në rajonin tonë, por në të njëjtën kohë jemi urë e Ballkanit me Mediteranin juglindor, nëpërmjet formave të bashkëpunimit Greqi – Qipro – Egjipt – Israel dhe vende tjera të rëndësishme në rajon”, tha Tsipras, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri grek Tsipras shtoi se Greqia udhëheq politikë të jashtme energjetike dhe multidimensionale, ndërsa aty janë edhe marrëdhëniet bilaterale me Kinën, por edhe me nismat e vendeve të Ballkanit./Telegrafi/