Site icon Telegrafi

Tsipras: Tejkaluam dallimet dhe kemi krijuar shpresa për të ardhmen

“Besoj se historia do t’i arsyetojë forcat progresive nga të dy vendet, të cilat i tejkaluan dallimet nga e kaluara dhe së bashku krijojnë ardhmëri”, është komenti i Alexis Tsipras në Twitter, pas takimit të Partisë Socialiste Evropiane.

Në takimin e djeshëm në Bruksel, një nga temat e socialistëve evropianë, ka qenë edhe marrëveshja me Maqedoninë, e cila u nënshkrua në Prespë.

“Socialistët evropianë me entuziazëm e përshëndetën Marrëveshjen me fqinjët e tanë verior. Thellësisht besoj se historia do t’i arsyetojë forcat progresive nga të dy vendet, të cilët i tejkaluan dallimet nga e kaluara dhe së bashku krijojnë ardhmëri shpresuese”, shkroi Tsipras në Twitter.

Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, duke iu referuar informatave të saj publikoi se në takimin e Partisë Socialiste Evropiane (PES), Tsipras ka thënë se java e kaluar ka qenë historike për Greqinë për shkak të Marrëveshjes nga Prespa dhe vendimi i euro-grupit për borxhin grek.

Ai i akuzoi kryetarin e “Demokracisë së Re” Kiriakos Mitsotakis dhe lideren e “Lëvizjes për Ndryshime”, se kanë formuar “fron të përbashkët të hipokrizisë politike dhe populizëm nacionalist”.

Exit mobile version