Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras ka deklaruar se me përgjegjësi patriotike do të kërkojë një zgjidhje të pranueshme dypalëshe për çështjen e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas mediave greke, ai është betuar, duke deklaruar se është përgjegjësi e tij dhe e qeverisë greke që të mbyllen sa më shumë çështje të hapura për të ndërtuar një nam më dinamik.
Kjo deklaratë vjen pas takimeve të tij me liderët e partive greke me të cilët, në takime të ndara u ka raportuar për bisedimet dypalëshe Maqedoni-Greqi rreth çështjes së emrit./Telegrafi/