Site icon Telegrafi

Tsipras takon Antonio Gutiérrez-in, do të bisedojnë edhe për Maqedoninë

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka arritur në Pekin ku më 14 dhe 15 maj mbahet forumi i bashkëpunimit ndërkombëtar ”Një brez, një rrugë” me qëllimin për të nënshkruar memorandum bashkëpunimi për të nxitur investime kineze në Greqi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë samit do të jetë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Gutiérrez, me të cilin do të takohet kryeministri Tsipras.

Sipas AIM-së, burime nga kabineti i Tsipras thonë se në takim, Tsipras dhe Gutiérrez do të flasin edhe për Maqedoninë./Telegrafi/

Exit mobile version