Heshtja e kryeministrit grek Alexis Tsipras për “Maqedoninë Ilidenase” krijon shqetësim tek grekët në raport me atë nëse propozimi është në tavolinë, konsideron nënkryetari i partisë opozitare Demokracia e re, Kostis Chatzidakis.
Siç raporti korrespondentja e AIM nga Athina, Chatzidakis thotë se partia, nëpërmjet kryetarit të saj Mitsotakis, dje dy herë nga parlamenti grek “kërkoi nga kryeministri të qartësoj, a vazhdon të bisedoj për emrin Maqedonia Ilindenase”.
“Tsipras dy herë bëri sikur nuk e dëgjoi. Heshtja e tij grekëve iu krijon shqetësim të arsyeshëm se ky propozim i papranueshëm, që është përfytyrim i irredentizmit të Shkupit, ende ekziston në tavolinë. Tsipras duhet sot dhe qartësisht të përgjigjet në pyetjen e Demokracisë së Re”, thotë Kostis Chatzidakis në deklarimin e tij./Telegrafi/