Së pari vendi fqinj të përmbush obligimet nga marrëveshja, ndërsa pastaj, në janar, shkurt do të flasim me partnerin e koalicionit se si do të lëvizë procesi, tha kryeministri grek Alexis Tsipras në konferencë shtypi në Bruksel pas Samitit të NATO-s, në lidhje me pozicionet e kundërta çka i ka me partnerin e koalicionit Panos Kammenos, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri grek tha se dëshiron që Shkupi t’i përmbush obligimet, duke folur për “intervenimet në histori” dhe tha se koalicioni i partnerit nuk është betuar në qëndrimet e tij.
Siç njofton korrespondenti i AIM-ës nga Athina, në lidhje me ftesën e për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, kryeministri grek tha se është “ditë historike sepse më në fund, pas 10 vjetëve po zbatohet vendimi i famshëm nga Bukureshti”.
Tsipras ka akuzuar edhe opozitën greke në lidhje me marrëveshjen nga Prespa dhe ftesës nga NATO, duke folur për “hipokrizi të thellë të opozitës që nënvlerëson inteligjencën e qytetarëve. /Telegrafi/