Lideri opozitar në Greqi, Alexis Tsipras, i cili si kryeministër nënshkroi Marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë e Veriut, konsideron se kjo marrëveshje ka përfitime të shumta për Athinën.
Siç thotë ai, nëse Qeveria e atëhershme e “Syriza” do të binte para trysnive të kryeministrit të tanishëm Kyriakos Mitsotakis, sot Greqia do të kishte armik dhe aleat të Turqisë së Tayip Recep Erdogan.
Ndryshe, Marrëveshja e Prespës u nënshkrua me 17 qershor të vitit 2018 dhe me këtë u mundësua edhe hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO./Telegrafi/