Site icon Telegrafi

Tsipras: Nuk mundemi t’i ndalojmë të deklarohen si maqedonas

Në marrëveshje ekziston zgjidhje për shtetësinë, sepse nuk mund t’i ndalojmë të drejtën për tu deklaruar si maqedonas, deklaroi kryeministri grek në intervistën për televizionin shtetëror grek ERT, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ajo me çka e bën këtë marrëveshje është e drejta për vetëvendosje, atë nuk mundemi ta bëjmë. Nuk mundemi t’ju ndalojmë të deklarohen si maqedonas”, tha kryeministri për termin “maqedonas” që nuk lidhet me historinë e Maqedonisë greke.

Kryeministri grek gjithashtu komentoi se të dyja vendet kanë pozicione identike ashtu edhe si deklaratat, kurse në lidhje me raportin e partnerit të koalicionit në Qeverinë greke, Tsipras tha se Panos Kammenos ka deklaruar se do të mbajë qëndrimin që ka pasur nga fillimi dhe se nuk do ta votojë marrëveshjen, por jo edhe ta rrëzoj qeverinë./Telegrafi/

Exit mobile version