Site icon Telegrafi

Tsipras: Nëse fitojmë një emër para emrit Maqedonia do të jetë fitore e madhe për ne

Në bisedimet, nuk shkojmë të japim asgjë, sot të japim emrin Maqedoni, siç thonë disa, do të marrim diçka që është dhënë 70 vjet më parë, tha kryeministri grek nga Selaniku pas takimit me kryetarin e Selanikut Yannis Boutaris, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tsipras, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, nuk ka foli për rrjedhjen e bisedimeve në Nju Jork, por më tepër tha se Athina pranon një emër të pranueshëm, duke u drejtuar të gjithë atyre që e akuzojnë në Greqi për “dhënien e emrit Maqedoni”.

Alexis Tsipras beson se emri pa një përcaktues “i referohet botës së lashtë greke dhe trashëgimisë së madhe kulturore të Maqedonisë greke”, ndërsa në negociatat Athina po përpiqet ta marrë këtë gjë, diçka që sipas Tsipras “nuk është e lehtë”.

“Është oksimorone, ka një entitet shtetëror që 70 vjeç është i quajtur Maqedoni, ndërsa nuk ka të bëjë fare me Aleksandrin e Madh dhe me këtë kurs historik. Ata kanë rrënjë sllave dhe shqiptare dhe e njohin atë. Që do të thotë, në qoftë se ne fitojmë një emrë tjetër para emrit Maqedonia është një fitore e madhe edhe më e madhe për të rënë dakord se është Maqedonia jonë çka vjen nga një traditë të gjatë të botës së lashtë greke, ndërsa një tjetër është tradita e tyre dhe shenjë e tyre kulturore, tha Tsipras, duke theksuar se Greqia nuk e injoron, por dhe nuk mendon se nuk ka traditë apo trashëgimi kulturore, por ka dy gjëra të ndryshme”. /Telegrafi/

Exit mobile version