Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, në gjysmën e dytë të muajit tetor në Washington do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, njoftojnë mediumet greke.
Gjatë ditëve të ardhshme pritet që këtë informacion ta vërtetojë edhe Shtëpia e Bardhë, pasi të vërtetohet data e saktë e takimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas realnews.gr, qeveria greke do të kërkojë ndihmë nga Trump për çështjet e saj të hapura në rajon, siç janë kontesti me Qipron dhe tensionet në Detin Egje.
Tsipras gjithashtu do të kërkojë të ulet tensioni për zgjidhjen e çështjes së emrit me Shkupin dhe Qeveria e Maqedonisë ta largojë irredentizmin./Telegrafi/