Site icon Telegrafi

Tsipras: Në bisedime nuk shkojmë për ta dhënë emrin Maqedonia

Në bisedimet nuk shkojmë për të dhënë diçka, ta japim emrin Maqedoni, ashtu siç e thonë disa, ne shkojmë të rikthejmë diçka që është dhënë para 70 viteve, deklaroi Kryeministri grek Alexis Tsipras në Selanik, pas takimit me kryebashkiakun, Yiannis Boutaris, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç raportoi korrespondentja e AIM-së nga Athina, Tsipras, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, nuk u kushtoi vëmendje bisedimeve që ndodhin në New York, por në atë se Athina pranon emër të ndërlikuar, duke u drejtuar të gjithë atyre në Greqi që e akuzojnë se Qeveria e “dorëzon emrin Maqedoni”.

Tsipras konsideron se emri pa përcaktim kohor ose gjeografik, “drejton në botën e antikitetit grek dhe në trashëgiminë e madhe kulturore të Maqedonisë greke”, kurse në bisedimet, Athina përgatitet që këtë ta kthej, gjë për të cilën sipas Tsipras “nuk është lehtë”.

Kryeministri i Greqisë theksoi se është koha që të dyja vendet të ekzistojnë së bashku, të bashkëpunojnë dhe të jetojnë në paqe për interesin e gjithë rajonit./Telegrafi/

Exit mobile version