Telegrafi

Tsipras i mbijeton mocionit të mosbesimit

Greek Prime Minister Alexis Tsipras and members of his government applaud after winning a confidence vote at the parliament in Athens on January 16, 2019. - Tsipras survived a confidence vote after a row over a landmark name deal with Macedonia sunk his four-year coalition. A total of 151 lawmakers supported Tsipras' government, including several independent MPs, the official count showed. (Photo by LOUISA GOULIAMAKI / AFP) (Photo credit should read LOUISA GOULIAMAKI/AFP/Getty Images)

Kryeministri Alexis Tsipras i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit në Parlament, pas largimit të Panos Kamenos nga koalicioni qeveritar.

Me 151 vota pro, Tsipras do të vazhdojë të qeverisë Greqinë. 148 vota ishin kundër tij, të pamjaftueshme për ta rrëzuar. Por, Tsipras mori edhe vota nga deputetët jashtë partisë së tij.

“Kathimerini” raporton se përveç votave të partisë “SYRIZA”, në favor të qeverisë votuan edhe 6 deputetë te tjerë, nga të cilët dy të partisë “Grekët e Pavarur” të drejtuar nga Kamenos, dhe katër të tjerët deputetë të pavarur.

Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë greke erdhi pas largimit të ministrit të Mbrojtjes Panos Kamenos dy ditë më parë.

Partia e drejtuar prej tij, “Grekët e Pavarur”, doli nga koalicioni pasi është kundër Marrëveshjes së Prespës për emrin e ri të Maqedonisë.

Kjo marrëveshje u votua nga Parlamenti i Maqedonisë, dhe tani është radha që të votohet edhe nga Parlamenti i Greqisë.