Kryeministri grek Alexis Tsipras në urimin e tij të Vitit të Ri për qytetarët grek, shprehet i bindur se Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Parlamentin e Greqisë.
Ai thotë se në këtë mënyrë do të mbyllet një cikël 30-vjeçar joproduktiv, që sipas tij, i ka kushtuar shumë Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me ratifikimin e marrëveshjes Greqia përfundimisht do ta ruajë trashëgiminë e madhe kulturore dhe karakterin grek të Maqedonisë Antike dhe në të njëjtën kohë do ta sigurojë rolin e saj udhëheqës në Ballkan”, tha Tsipras.
Ndryshe, në Shkup ka mbetur edhe hapi i fundit për ndryshimet kushtetuese me çka do të miratohet përfundimisht marrëveshja e Prespës, e cila më pas do të kalojë procedurat e njëjta edhe në Greqi./Telegrafi/