Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras në samitin e tretë „Thessaloniki summit“ në Athinë ka folur për Marrëveshjen e Prespës si model ndërkombëtar për konteste bilaterale si dhe për perspektivën dhe mundësinë që kjo marrëveshje ofron në planin ekonomik.
“Marrëveshja e Prespës, sipas mendimit tim, mund të jetë një model ndërkombëtar për zgjidhjen e dallimeve në mënyrë të pranueshme nga të dy palët. Një model për rajonin shumë të trazuar të Ballkanit. Kjo është një marrëveshje që e shpalos Greqinë, i mbron interesat dhe të drejtat e saj, pa u fshehur, por e sheh të ardhmen në sy si dhe mundësitë që ka para”, u shpreh Tsipras.
Kryeministri grek theksoi se Marrëveshja e Prespës i hap dyert edhe për ekonominë rajonale.
“Për shembull, vendim që së shpejti do të sjellim menjëherë pas ratifikimit të Marrëveshjes nga ana e Kuvendit grek, është për hekurudhën që lidh Athinën ose Pireën – Selanikun, Shkupin dhe Beogradin, me një tren moderne shpejtësi të lartë që do të transportojë mallra, por edhe qytetarë. Një projekt shumë i rëndësishëm për rajonin. Gjithashtu, projektet që do të realizohen në bazë të masave për ndërtim të besimit. Vendimi i BERZH-it është që të finansoj projektet për lidhje dhe infrastrukturë ndërkufitare për të mbështetur Marrëveshjen e Prespës”, deklaroi kryeministri grek, në fjalimin e tij në samit.