Site icon Telegrafi

Tsipras: Marrëveshja e Prespës i hap grekët drejt botës

 

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras në hapjen solemne të Panairit ndërkombëtar në Selanik tha se “prototip i pozitës greke për qasje në bashkëpunim dhe komunikim me të gjithë fqinjët është marrëveshja e Prespës, marrëveshje e cila i hap grekët drejtë botës , ndërsa Selanikut i jep mundësi që përsëri të bëhet kryeqendër e Ballkanit”.

Tsiprasi shpreson se Selaniku duhet të jetë zemra e zhvillimit të Ballkanit dhe jo mur dhe qytet me shpinë të kthyer ndaj fqinjëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç raportojnë nga AIM, pjesa më e madhe e fjalimit të Tsiprasit ishte për ekonominë në periudhën pas memorandumit, vizioni për planin që Greqia sërish të ngritet ekonomikisht.

“Nuk kam ardhur t’u ndaj beneficione por të ndaj me ju vizon”, tha Tsiprasi duke shtuar se pas “daljes së pastër prej memorandumeve, Greqia përsëri është në këmbë, mbështetet në forcat e saj me siguri dhe vetëbesim të shikojë drejt së ardhmes”.

Gjatë fjalimit të Tsiprasit, në afërsi të objektit të Panairit ndërkombëtar ndodhën incidente serioze midis protestuesve dhe policisë që protestonin kundër marrëveshjes së Prespës./Telegrafi/

Exit mobile version