Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras, përmes një video ka dhënë mesazh për qytetarët ku thotë se ka ardhur koha që të dihet e vërteta për marrëveshjen e Prespës.
Tsipras thotë se Marrëveshja e Prespës mes Shkupit dhe Athinës është hap historik për rajonin, por edhe Evropën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ka ardhur koha që ta mësojmë të vërtetën. Marrëveshja e Prespës është hap historik, jo vetëm për të dyja vendet dhe rajonin më të gjerë, por për të gjithë Evropën. I kemi forcuar marrëdhëniet miqësore, bashkëpunimin dhe stabilitetin”, thotë Tsipras.
Paralelisht, Ministria e Jashtme e Greqisë ka publikuar një tekst në të cilën u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve në lidhje me Marrëveshjen e Prespës./Telegrafi/