Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras para nënshkrimit të marrëveshjes historike foli për 27 vjeçarin e bisedimeve dhe për përfundimin e këtij kontesti më në fund me një marrëveshje të rëndësishme që nënshkruhet sot.
Tsipras në mes tjeras falemnderoi të gjithë të pranishmit që kanë dhënë një hap më shumë për të zgjidhur këtë kontest të gjatë , duke thënë se me këtë marrëveshje Ballkani dhe Evropa fitonë më shumë vlera për të ardhmen dhe për gjeneratat. ”Dy shtete nuk zhvillohen nëse nuk gjejnë gjëra të përbashkëta për të bashkëpunuar” tha mes tjerash Tsipras.
”Liria, zhvillimi dhe jeta e dy shteteve wshtw mw e rwndwsishme pwr ne se çdo gjw tjetwr” tha Tsipras. /Telegrafi/