Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras, në fjalimin e tij në samitin vjetër “Concordia” në New York mes tjerash ka folur edhe për iniciativat në Ballkan, duke përmendur çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Kryeministri grek tha se kontestit të emrit pas pothuajse 3 dekadave po i vjen fundi, ndërsa shtoi se vizioni i Greqisë është që të vendos stabilitet, bashkëpunim dhe prosperitet në rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kemi marrë iniciativa të rëndësishme që Ballkanin ta bëjmë më stabil, të sigurt dhe pjesë të Evropës. Kemi parë se ekziston mundësi që të tejkalohet kontesti që ishte ferrë për Greqinë dhe Evropën për pothuajse tre dekada. Çështjes me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë po i vije fundi, duke respektuar historinë tonë dhe duke respektuar fqinjët tanë”, tha Tsipras.
Ai foli edhe për krizën ekonomike me të cilën u ballafaqua Greqia, duke thënë se vendi tani ka nisur faqe të re dhe po rimëkëmbet.
Ndërsa sa i përket problemit me emigrantët, Tsipras tha se është problem evropian për të cilin duhet strategji e përbashkët evropiane./Telegrafi/