“Ne qartë kemi treguar se negociojmë mbi bazë të katër emrave të propozuar nga Kombet e Bashkuara, konkretisht paketa e propozuar nga Matthew Nimetz”, tha kryeministri grek Aleksis Tsipras nga Parlamenti i Greqisë, duke u përgjigjur në akuzat e opozitës në lidhje me propozimin “Republika Ilindenska Makedonija”.
Tsipras i është përgjigjur Kiriakos Mitsotasik, duke thënë se qeveria e tij ka dalur në kohë me qëndrim, ndërsa ai vetë personalisht është angazhuar për informim më të shpejtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nga Sofje, para se të kthehem, në deklaratat e mi në konferenca për shtyp kam thënë se edhe pse ka përparim, akoma kemi rrugë për të bërë që të arrijmë marrëveshje, por edhe më tej është prioritet për ne që të ketë zgjidhje “erga omnes” dhe revizion kushtetues, dhe siç e keni parë për këtë çështje kemi pasur përparim të rëndësishëm. Zaev është kryeministri i parë nga vendi fqinj që ka pranuar perspektivën për emër të ngjitur”, ka thënë Tsipras.
Ndërsa më herët kryetari i “Demokracisë së Re”, Mitsotakis kërkoi nga kryeministri grek që publikisht të tregojë nëse e ka refuzuar propozimin “Republika Ilindenska Makedonija” ose nëse fshehurazi bisedon për këtë propozim.
Edhe pse në Parlamentin e Greqisë temë kryesore ka qenë ekonomia, nuk është lënë anash edhe kontesti i emrit me Maqedoninë./Telegrafi/