Telegrafi

Tsipras: Kemi dy kushte për zgjidhjen e çështjes së emrit

“Për Greqinë ka dy kushte kyçr rreth kompromisit për emrin – njëri është pranimi i emrit me përcaktim gjeografik, ndërsa i dyti është që zgjidhja të jetë e qëndrueshme”, ka thënë kryeministri grek Alexis Tsipras, pas mbarimit të Samitit Evropian, njofton AIM.

“Nuk duhet të jetë “version i lehtësuar”, por një zgjidhje e pranuar që jep dialog të fuqishëm në mes popujve, emri duhet të jetë me përdorim të përgjithshëm, ndërkombëtar, bilateral por edhe për përdorim të brendshëm. Nuk mundet të ketë emër tjetër në Kombet e Bashkuara, ndërsa të vazhdojë të quhet Maqedoni në Kushtetutë. Zgjidhja nuk është e lehtë, në Greqi njerëzit kundërshtojnë, por ky është një rast historik i cili duhet të shfrytëzohet”, deklaroi Tsipras.

Tsipras, ashtu siç deklaroi për AIM, tha se kanëë vullnet për ta zgjidhur problemin por nuk ka ndonjë presion.

I pyetur për kërcënimet ruse nëse Maqedonia anëtarësohet në NATO, Tsipras tha se nuk duhet që një palë e tretë të ndërhyjë dhe se çështja e emrit është dypalëshe dhe do të zgjidhet në kuadër të Kombeve të Bashkuara./Telegrafi/