Site icon Telegrafi

Tsipras: Jam optimist për zgjidhjen e çështjes së emrit me Maqedoninë

Kryeministri grek, Alexis Tsipras është optimist që çështja e emrit do të zgjidhet, por pret hapa konkret nga pala maqedonase.

Në intervistën e shkurtër për radio Real fm, Tsipras ka folur për sfidat e vitit 2018, ku në mes tjerash bëjnë pjesë skenaret për zgjedhje të parakohshme, marrëdhëniet me Turqinë dhe çështja e emrit me Maqedoninë.

”Jam optimist që mundemi me efikasitet dhe përgjegjësi të menaxhojmë me çështjen që e kemi trashëguar nga qeveritë paraardhëse. Derisa nga pala tjetër në të vërtetë ka vullnet për t’u bërë hapa, metet që të shohim, besoj se mund të bëhen hapa drejt daljes nga situata pa dalje”, ka deklaruar Tsipras.

Agjencia AIM citon Tsipras-in të ketë thënë se në politikën e jashtme secili duhet i përmbajtur, të mos flet shumë, më shumë i parapëlqej veprat sesa fjalët./Telegrafi/

Exit mobile version