Site icon Telegrafi

Tsipras i vendosur: Nuk jap dorëheqjen

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen, përkundër pakënaqësive të shprehura haptas ndaj tij nga anëtarët e partisë. Në një intervistë për televizionin grek shtetëror, Tsipras ka thënë se nuk beson në planin e ofruar nga liderët e Eurozonës, por është i gatshëm që ta zbatojë atë.

Tsipras e përshkroi marrëveshjen si të “ashpër”, por deklaroi se ishte e vetmja mënyrë që Greqia të mbetej në euro. Ai u shpreh se do të marrë përgjegjësitë për të gjitha gabimet që mund të ketë bërë, “marrë përgjegjësinë për një marrëveshje në të cilën nuk besoj, por e firmosa për të shmangur shkatërrimin e këtij vendi, për të shmangur kolapsin e bankave”, u shpreh Tsipras.

Kryeministri grek, gjithashtu u shpreh se gjitha lufta e tij ishte për të mos shkurtuar pensionet dhe pagat, dhe se kushtet për të cilat ka rënë dakord ishin më të buta se ato në marrëveshjet e mëparshme. Ndërkohë, parlamenti deri të mërkurën në mesnatë duhet të miratojë katër propozimet ligjore, për të rregulluar reformat e pensioneve dhe pagat, të cilat janë një kusht i kreditorëve. /Telegrafi/

Exit mobile version