Greqia dhe Rumania e mbështesin perspektive evropiane të Maqedonisë së Veriut, tha kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras nga Bukureshtu, pas takimit me kryeministren rumun, Viorica Dancila, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Marrëveshja e Prespës i ka dhënë dinamikë të veçantë Ballkanit dhe është model bashkëpunimi. Kjo tregon se nëpërmes zgjidhjes së dallimeve, nëpëmes bashkëpunimit ekonomik, kulturor, mund t’i japim Ballkanit perspektivë dhe paqe, stabilitet dhe zhvillim ekonomik. Ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe theksoj se Greqia dhe Rumania e mbështesin perspektivën integruese të Maqedonisë së Veriut, por edhe të vendeve tjera të Ballkanit, edhe të Shqipërisë”, tha kryeministri Alexis Tsipras.
Ai shtoi se kjo mbështetje po ka të bëjë me sfidat kryesore, në mënyrë që reformat të plotësojnë kriteret për një perspektivë evropiane.
Alexis Tsipras përmendi presidencën rumune me BE-në si veçanërisht të rëndësishme për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit, ndërsa për Ballkanin, ai tha se nuk duhet të jetë një fushë në të cilën do të ketë konflikte, mosmarrëveshje dhe zbatim të vullnetit të fuqive të treta./Telegrafi/