Site icon Telegrafi

Tsipras-Borisov-Vuçiq: Patjetër të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë me Greqinë

Mbrëmë në Athinë janë takuar kryeministrat e Greqisë dhe Bullgarisë dhe kryetari i Serbisë, respektivisht Alexis Tsipras, Boyko Borisov dhe Aleksandar Vuçiq.

Që të tre konsiderojnë se stabiliteti i situatës së brendshme politike në Maqedoni është i patjetërsueshëm, përfshi vazhdimin e dialogut për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për Greqinë dhe Maqedoninë për çështjen e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj tresheje, arritja e një zgjidhje për emrin do të hapë perspektivë për Maqedoninë për anëtarësim në NATO dhe BE.

Vetë Tsipras ka ritheksuar qëndrimin grek që zgjidhja e çështjes së emrit është parakusht për mbështetjen e Athinës për Shkupin drejt rrugës euro-atlantike./Telegrafi/

Exit mobile version