Site icon Telegrafi

Tsipras: Athina dhe Shkupi mposhtën nacionalizmin

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras nga forumi ekonomik në Delfi deklaroi se do të jetë shefi i parë i një qeverie greke që zyrtarisht do ta vizitojë “Maqedoninë e Veriut me emrin e saj kushtetues”, ndërsa me atë do të jetë edhe i gjithë biznes delegacioni.

Ai njofto se në Shkup do të bisedojë se si ta thellojë bashkëpunimin në disa fusha, dhe më së shumti në tregti, turizëm, siguri, energjetikë dhe kulturë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tsipras te një pjesë e fjalimit foli edhe për marrëveshjen e Prespës duke ju porositur kundërshtarëve të marrëveshjes se “Athina dhe Shkupi tani ka mposhtur nacionalizmin”.

“Ata përpiqeshin të përjetësojnë rrugën qorre kundrejt përshtatshmërisë politike. Marrëveshja e Prespës është kryevepër. Ne zgjodhëm të jemi në anën e vërtetë të historisë, pavarësisht shpenzimit politik apo rreziku””, tha kryeministri grek Alexis Tsipras./Telegrafi/

Exit mobile version