“Kemi shumë marrëveshje të rëndësishme me fqinjët verior, marrëveshje e cila ka të bëjë me perspektivën e paqes dhe bashkëpunimit në rajon”, ka thënë kryeministri grek Alexis Tsipras, në një intervistë për emisionin rus “Formula of Power”.
Ai ka shtuar se Marrëveshja e Prespës nuk është e lidhur me vendimet për anëtarësimin e Maqedonisë në ndonjë organizatë, por lidhet me zgjidhjen e çështjes historike të emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tsipras ka thënë se pasi të kompletohet marrëveshja, vendet botërore duke përfshirë edhe Rusinë do ta njohin Maqedoninë me emrin e ri.
“Mendoj se kjo marrëveshje është hap historik, që për Greqinë nuk lidhet fare me zgjedhjen e fqinjëve nëse do të anëtarësohen ose jo në ndonjë organizatë ndërkombëtare, por lidhet me zgjidhjen e çështjes historike të emrit, që besoj se prej tani e tutje do të ndryshohet dhe do të mundësojë që vendet botërore duke përfshirë edhe Rusinë do ta pranojnë me emrin e ri Republika e Maqedonisë Veriore”, tha Tsipras, i cili po qëndron për vizitë në Rusi./Telegrafi/