Telegrafi

Tshabalala: Dua të luaj në Evropë

“Unë jam transfer me parametra zero dhe është normale që njerëzit të interesohen për mua. Mendoj se kam pasur një Botëror mjaft të mirë, përkundër eliminimit në rrethin e parë. Kaiser Chiefs janë sjellë mirë me mua, por unë dua të luaj në Evropë”, theksoi Tshabalala për Sky Sports.

Tshabalala ishte pjesë e përfaqësueses së Afrikës së Jugut, në Botërorin e sivjetmë dhe njëherësh është njeriu që e shënoi golin e parë të këtij Botërori. /Telegrafi/