Site icon Telegrafi

Tryezë për të pagjeturit në Gjakovë

Me rastin e shënimit të 30 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur, sot në Gjakovë organizohet tryezë me temën “Dy dekada ankth e pritje – zbardhja e fatit të pagjeturve, peng i bisedimeve Kosovë-Serbi” të organizuar nga shoqata “Thirrjet e Nënave”.

Në këtë tryezë pritet të marrin pjesë zyrtarë komunalë si dhe përfaqësues nga institucionet qendrore dhe ndërkombëtare.

Tryeza mbahet me fillim në ora 11:00 në sallën e konferencave te Hotel “Çarshia e Jupave” në Gjakovë.

Exit mobile version