Klubi i Prodhuesve të Kosovës do të organizojë një tryezë të rrumbullakët, në të cilën do të diskutohet për sfidat në Industrinë e Qumështit në Kosovë.
Në një njoftim për media thuhet se në këtë tryezë do të diskutohet për konkurueshmërinë në Industrinë e Qumështit, sfidat dhe masat mbrojtëse sezonale që do të merren këtë vit.
“Në këtë tryezë do të diskutohet edhe për planet për të ardhmen e këtij sektori (Perspektiva e Qeverisë, perspektiva e donatorëve dhe perspektiva nga sektori privat)”, thuhet në njoftim.
Kjo tryezë do të mbahet nga ora 14:00, në Hotel Sirius. /Telegrafi/