Telegrafi

Tryezë e rumbullakët për përfshirjen e personave me nevoja të veçanta në procesin zgjedhor dhe politikë

Side profile of a mid adult man talking with a young woman

Shoqata për promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë gjithëpërfshirëse ”Inkluzija” ka organizuar një tryezë të rumbullakët në Kriva Pallankë me temë ”Pjesëmarrje e barabartë e personave me nevoja të veçanta në procesin zgjedhor dhe politik në Maqedoni”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas agjencisë së lajmeve AIM, në tryezë u prezantuan rezultatet e analizës për pjesëmarrjen e personave me nevoja të veçanta të zbatuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2016.

Hulumtimi ka treguar se kutia e votimit nuk është në lartësinë e përshtatshme që një person me nevoja të veçanta të arrijë ta futë vetëvetiu fletëvotimin në kuti.

Në diskutim u dhanë edhe propozime dhe udhëzime për pejsëmarrje dhe për mundësi për përmirësimin e përfshirjes së këtyre personave në procesin zgjedhor dhe në votim.

Kjo është tryeza e tretë e rumbullakët, pas asaj në Kumanovë dhe Kratovë, ku qëllimi kryesor është që të ndihmohen personat me nevoja të veçanta të votojnë në të njëjtën mënyrë si personat tjerë./Telegrafi/