Telegrafi

Tryezë e rumbullakët për biodiversitetin në rajonin Ohër-Prespë

Në Shkup mbahet tryezë e rumbullakët për ndikimin e projekteve të planifikuara infrastrukturore mbi biodiversitetin në rajoni e Ohër-Prespë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tryeza do të mbahet në Shkup, ndërkaq organizohet nga Shoqata për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe jetës së egër – EDEN, në kuadër të projektit ”Zgjidh anën”, financuar nga Global Green Grants Fund.

Do të prezantohet analiza e biodiversitetit për rajonin në fjalë ku janë vlerësuar vlerat natyrore./Telegrafi/