Site icon Telegrafi

Tryezë e rrumbullakët me temë ‘Riorganizimi i debitorit në procedurë falimentimi’

Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi, sot do të mbajë fjalim në këshillimin me temë ‘Riorganizimi i debitorit në procedurë falimentimi’ që mbahet në kuadër të projektit ‘përforcimi i kapaciteteve administrative për zbatimin e kornizës ligjore për falimentim dhe likuidim të shoqërive tregtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Ky projekt është me rëndësi të madhe për Ministrinë e Ekonomisë edhe për ekonominë në tërësi, ndërsa realizohet me ndihmë të BE-së, me mjete nga Instrumenti për ndihmë parainkuadruese (IPA). Ky këshillim është i dedikuar për studime të falimentimit dhe studime të tjera që lidhen me lëndët që dalin nga procedura e falimentimit, drejtorët e ndërmarrjeve të falimentuara, furnizuesve apo të gjitha shoqërive të tjera që kanë ndonjë kërkesë në procedurën e falimentimit dhe të organeve të shoqërive të përfaqësuara me ligjin e shoqërive tregtare’, njftoi Ministria e Ekonomisë, raporton AIM.

Fjalim do të mbajnë edhe ekspertët Krasin Dimitrov, Miodrag Gjorgjeviq dhe Dejan Kostovski. /Telegrafi/

Exit mobile version