Telegrafi

Tryezë e rrumbullakët për shëndetin mendor

Në këtë tryezë, do të marrin pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, të Zyrës së OBSH-së në Kosovë, ekspertë të shëndetit mendor dhe shëndetit publik, si dhe përfaqësues të subjekteve të ndryshme qeveritare e joqeveritare që merren me këtë çështje në vendin tonë.

Përveç një prezantimi lidhur me shëndetin mendor në Kosovë, që do të bëhet nga Ministria e Shëndetësisë, në këtë tryezë të rrumbullakët, do të trajtohen edhe çështje të tjera në këtë temë si promovimi i shëndetit mendor, deinstitucionalizimi si proces i reformës, për të cilat do të bëhet edhe debat. /Telegrafi/