Telegrafi

Tryezë e rrumbullakët ‘Konstatime prej hulumtimeve të volitshme për gjendjet me popullatën rome’

????????????????????????????????????

Tryezë e rrumbullakët ‘Konstatime prej hulumtimeve të volitshme për gjendjet me popullatën rome’ do të mbahet sot në Shkup në organizim të qendrës rome për resurse dhe Qendrës për përkujdesin e familjeve dhe fëmijëve-Athina, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tryeza e rrumbullakët mbahet në kuadër të aktiviteteve të projektit ‘Ndërtimi i një shoqërie civile më të fuqishme për nxitjen e angazhimeve për zhvillimin e inkluzionit arsimor të romëve’ i financuar nga BE.

Organizatorët theksojnë se pjesëmarrësit në tryezën e rrumbullakët do të kenë mundësi t’i dëgjojnë të dhënat e sublimuara të cilat ndikojnë në përfshirjen e fëmijëve romë në arsimin formal. Konstatimet kryesore, siç theksojnë, janë rezultat i punës tremujore të hulumtuesve me mbështetjen e dy qendrave dhe japin të dhëna të jashtëzakonshme lidhur me kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile, problemet e përgjithshgme me të cilat ballafaqohet popullata rome si dhe kornizat e legjislaturës për involvimin e fëmijëve romë në arsim, njofton AIM.

Në tryezën e rrumbullakët do të prezantohen konstatimet e analizës së kornizave ligjore për përfshirjen e fëmijëve romë në arsim, vlerësimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile të cilat punojnë me romë. /Telegrafi/