Në Shkup sot do të mbahet tryezë e rrumbullakët me temë ‘Si deri te rregullativa ligjore e cila do t’i mbrojë organizatat qytetare nga inspektimet arbitrare dhe kontrollet në fushën e punës tatimore dhe financiare? Rekomandime për ndryshime ligjore’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tryeza e rrumbullakët është në organizim të nismës joformale për mbrojtje të shoqërisë qytetare ‘Përgatitje juridike për inspektime në organizatat qytetare’ mbështetur nga Shoqata e Maqedonisë e juristëve të rinj (SHMJR) në bashkëpunim me Institutin për të drejta të njeriut (IPD) dhe Koalicionin të gjithë për gjykim juridik, me mbështetje financiare nga granti ad-hoc nga programi Civika Mobilitas, njofton AIM.
Qëllimi i tryezës së rrumbullakët është të prezantohen aktivitetet dhe përvojat e zbatuara deri më tani nga inspektimi dhe kontrollet e kryera.
Do të debatohet edhe për Policy Brief dhe nismën për para Gjykatës kushtetuese të RM-së për kontestim të dispozitave nga Ligji për tatimin personal të të ardhurave. /Telegrafi/