Telegrafi

Tryezë diskutimi për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm

​Ministria e Punëve të Brendshme do të mbajë tryezë me temën “Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm”.

Në këtë konferencë do të marrë pjesë kryeministri i Republikës se Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ministra të linjës së Qeverisë së Kosovës, ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Kosovë dhe akterët kyç që merren me luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Republikën e Kosovës.

Tryeza do të mbahet sot duke filluar në ora 11:00, në objektin e Qeverisë së Republikës se Kosovës.