Telegrafi

Trustit i kthehen 26 milionë euro

Gjatë 2010 Trustit iu kanë kthyer 26 milionë euro, por problem për investimin e mjeteve të trustit mbetet kthimi dhe investimi i tyre në ekonominë e Kosovës.

“Bazuar në të dhënat paraprake të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti) në vitin 2010 investimet e Trusti-t patën një kthim të kënaqshëm. Vlera e kontributeve të investuara nga Trusti vetëm për një vit u shtua për 26 milionë euro, apo një rritje prej 5.18 për qind kthim neto nga investimet”.

Drejtori menaxhues i Trustit Ardian Zalli tha se mos kompletimi i bazës ligjore pamundëson kthimin parave të trustit në vend.

Vetëm gjatë vitit 2010 vlera e mjeteve në menaxhim të Trusti-t u rrit për gati 115 milionë euro. Vlera e mjeteve në menaxhim arriti në gati 490 milionë euro në fund të 2010-s, nga rreth 375 milionë euro që ishin në vitin 2009. Rritja është rezultat i kthimit nga investimet por edhe prej kontributeve të paguara gjatë vitit. /Telegrafi/