Telegrafi

Trusti pensional, tani paratë po kthehen

Trusti i Kursimeve Pensionale gjatë kësaj kohe të krizës financiare, ka funksionuar pa bord mbikqyrës. Sipas gurvenatorit të Bankës Qendrore të Kosovë në mungesë të Bordit të trustit ata kanë vendosur që nga shtatori i vitit të kaluar paratë e kursimeve pensionale të mos dërgohen më jashtë vendit, por të ruhen në BQK dhe deri më tani janë ruajtur 60 milionë euro para të kontributdhënësve pensionalë.

"Kriza ekonomike globale e ka përfshirë pjesën dërmuese të sistemit financiar ndërkombëtar, mirëpo ekonomia e Kosovës e ka përballuar me sukses këtë krizë, për shkak të fondeve të limituara në tregjet botërore", tha Rexhepi. /Telegrafi/