Përformanca e mjeteve financiare të kosovarëve që menaxhohen nga Trusti dhe janë të investuar jashtë vendit, ka bërë që vlera e tyre të rritet vazhdimisht.
Mjetet e kontributdhënësve të cilat menaxhohen nga Trusti kanë kaluar vlerën prej 1.6 miliard euro.
Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi, ka bërë të ditur për Telegrafin, se për gjashtë muajt e parë të këtij viti, janë mbi 78 milionë euro kontribute të reja.
“Mjetet nën menaxhim të Trustit janë në vlerë 1,677,132,797 euro, kontribute të reja për vitin 2018, janë në vlerë 78,327,882.70 euro”, tha ai
Demi ka thënë se Trusti ka paguar pensione në vlerë prej 17,686,440.64 euro, shkruan Telegrafi.
Në pjesën e parë të vitit 2018, kanë dal në pension 3182 veta të cilët kanë mbushur 65 vjeç. /Telegrafi/