Site icon Telegrafi

Trusti kërkon nga qytetarët që kanë vështirësi gjatë aplikimit për 10 përqindëshin ta njoftojnë këtë institucion

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti) bën të ditur se ka përditësuar të dhënat e marra nga bankat komerciale.

Sipas Trustit, të gjithë ata që kanë vështirësi gjatë aplikimit ta njoftojnë institucionin.

“Sapo përfunduam përditësimin e të dhënave me informacione që i kemi marrë nga bankat dhe ju lutemi të provoni aplikimin. Nëse keni përsëri vështirësi në aplikim, ju lutemi na njoftoni që të hulumtojmë problemet dhe gjejmë zgjidhjet”, thuhet në njoftimin e Trustit, përcjell Telegrafi.

Sipas Fondit, deri dje kanë aplikuar mbi 230 mijë kontributpagues për ta tërhekur 10 përqindëshin.

Tërhekja e kësaj vlere është mundësuar në Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version